Lajme

Armend Mehaj: Restaurimi i Kullave të Jasharajve do të jetë prioritet

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 22 January 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai tha se restaurimi i Kullave të Jasharëve do të jetë njëri nga prioritete e tij.

“Restaurimi i Kullave të Jasharajve, që bartin peshën më të madhe të ndërgjegjes sonë kombëtare, do të jetë projekti ynë nacional në top-prioritet , sepse këtë ia kemi borxh, jo Familjes Jashari sepse atë dhanë gjithçka për Lirinë tonë, por ia kemi borxh historisë sonë të lavdishme dhe brezave të ardhshëm të kombit”, ka shkruar ministri Mehaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu tha se rezistenca e Jasharajve është dëshmia më e fuqishme se tani më, me regjimin okupues fashist e kriminal të Serbisë, e vetmja zgjidhje ishte rezistenca e armatosur dhe lufta deri në fund për çlirim definitiv./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera