Lajme

Armend Mehaj: Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 15 January 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, për të cilën tha se është krim kundër njerëzimit dhe si i tillë u dëshmua nga shefi i
Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se kjo masakër është një masakrat më të tmerrshme në Kosovë – ndër qindra masakra.

“Barbarinë e tmerrshme në Reçak, as nuk e falim, as nuk e harrojmë“, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Postimi i plotë”

E vërteta kriminale e Serbisë,

Masakra e Reçakut – 15 janar 1999, është një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë – ndër qindra masakra.

Është krim i madh i Serbisë – ndër mijëra krime, i cili duhet ndëshkuar e kurrë nuk duhet harruar.

Këtu u masakruan 45 shqiptarë, mes tyre edhe një grua.

Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimit dhe si i tillë u dëshmua nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, dëshmi kjo që më pas solli ndërhyrjen e NATO-së, ndaj caqeve serbe.

Barbarinë e tmerrshme në Reçak, as nuk e falim, as nuk e harrojmë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera