Lajme

Armend Mehaj lavdëron pjesëtarët e FSK pasi deminuan një bombë rreth 900 kilogramshe

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 09 December 2021

Ekipet e FSK-së në bashkëpunim me ekipet e KFOR-it të mërkurën në Merdarë kanë asgjësuar një bombë Mk 84 me peshë prej 907 kilogramësh, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë veprim ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e ka vlerësuar tejet të guximshëm e të rëndësishëm për zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, specialistët e deminimit i ka quajtur “heronj të heshtur, me vepra madhështore”.

-Advertisement-

“Pas operacionit të javës së kaluar në fshatin Zylfaj të Gjakovës, mbrëmë në tunelin e hekurudhës në Merdare, specialistët tanë në bashkëpunim me kolegët e tyre nga KFOR-it, eliminojnë rrezikun nga bomba Mk84 me peshë 907 kg”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera