Lajme

Armend Mehaj: Dhimbje shumë e madhe, jemi me ju në këto çaste të vështira

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 23 November 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari, shkruan Gazeta Infokus.

Në reagimin e tij përmes rrjetit social Facebook, Mehaj tha se është një dhembje shumë e madhe me rastin e  humbjes së jetës së 46 qytetarëve.

“Dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera