Lajme

Armend Ibrahimi: Unë jam kandidat i LDK-së për Kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 13 May 2017

Ish-kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi e ka thënë me sarkazëm se ai do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës.

“Nisur nga deklarimet e fundit besoj është pak a shumë e qartë se unë do të jem kandidati i LDK-së për Kryeministër të Kosovës. Jam i lumtur që më në fund LDK ka vendosur të japë hapësirën e merituar për të rinjtë”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

“Sigurisht ditët në vazhdim edhe Këshilli i Përgjithshëm do ta thotë fjalën e vet”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Ibrahimi në fillim të mandatit ka qenë këshilltar në Ministrinë e Kulturës, por që më pas ishte tërhequr për shkak të pakënaqësive që kishte shprehur.

Këtë deklaratë që e ka bërë ai sot, ai duket se ka thumbuar një pjesë të anëtarëve të kryesisë së LDK-së, kur ka përmendur hapësirën për të rinj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera