Sport

Armend Dallku fyen gjyqtarin e ndeshjes, komisioni i garave hap procedurë disiplinore

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 20 October 2020

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, dhe Genc Tamniku, trajneri i A&M, në ndeshjen e fundit në Ligën e Parë kanë fyer gjyqtarin e ndeshjes, shkruan Gazeta inFokus.

Për shkak të këtyre sjelljeve komisioni i garave kanë hapur procedurë disiplinore ndaj dy trajnerëve.

V E N D I M E

-Advertisement-

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të Superligës dhe të javës së 5-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Iniciim disiplinor

-ndaj zyrtarit për siguri të ndeshjes Mehmet Haxhija, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes Trepça-Dukagjini, derisa lojtarët mysafirë po dilnin nga terreni, i kishte provokuar dhe ofenduar ata.

-ndaj kryetrajnerit të KF A&N, Genc Tamniku, ID: 018076M66, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq direkt, sharje dhe ofendime ndaj referit kryesor në ndeshjen Onix – A&N.

-ndaj kryetrajnerit të KF Dukagjini, Armend Dallku, për shkak se pas përfundimit të ndeshjes, Trepça-Dukagjini, kishte hyrë në fushë, ishte përshëndetur me referët e ndeshjes, ndërkaq referin kryesor e kishte kërcënuar dhe ofenduar.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në iniciime-raporte-ankesës në vendime te Komisioni disiplinor i FFK-së- Komisioni i apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij iniciimi-vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera