Armend Agolli zyrtarizohet si kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 28 July 2021
Armend Agolli do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Armend Agolli me profesion është neurokirurg ndërsa Abdixhiku e quajti si “Doktor i luftës dhe doktor i paqes”.
Abdixhiku theksoi gjithashtu se Agolli ka kaluar një jetë të tërë në shërbim të vendit.
Postimi i plotë:
Dr. Armend Agolli, do të jetë kandidati ynë për Mitrovicë!
Një ndër neurokirurgët më me nam të Kosovës, doktori ynë i luftës, doktori ynë i paqes, do t’i prijë garës sonë në ‘Qytetin e Minatorëve’.
I lindur në Mitrovicë, pjesë e një familje të respektuar e patriotike, bashkëshort i Fatmires, baba i Diellzës e Dionisit, Armendi ka kaluar një jetë të tërë në shërbim të vendit. Doktori i Koshares kishte shërbyer me dinjitet e përkushtim në orët tona më të vështira. Ishte kujdestar i trimave e trimëreshave tona. Pas luftës, në liri, pasi kreu shërbimin për atdhe, i ishte kthyer specializimit të tij në Suedi, ku bëri emër ndërkombëtarisht. Atje, në Suedi, ju besuan detyra udhëheqëse si pak të tjerëve në Evropë. Këtë arritje gjithmonë e kishte ndarë me vendin e tij, me Kosovë, duke u bërë një ndër doktorët më të kërkuar në vend. Armendi flet pesë gjuhë; përveç shërbimit në Suedi e Kosovë ka shërbyer edhe në Turqi e Shqipëri.
Në Kosovë e Mitrovicë, të gjithë e njohin si një njeri jo vetëm profesionist, por dhe të dashur e me përplot respekt; një udhëheqës modern në secili angazhim të tij. Është koha që përvojën e madhe të tij ta kthejmë në shërbim të qytetarëve në Mitrovicë; qyteti që ka nevojë për transformim rrënjësisht.
Sot Dega e LDK-së në Mitrovicë ka dërguar si propozim emrin e tij. Me kënaqësi shumë e pranoj dhe do t’ia propozojë Kryesisë sonë për aprovim. Jam jashtëzakonisht i lumtur që profile të tilla – emra me nam botërorë / na bashkohen e bashkëudhëtojnë në rrugëtimin e madh për kthimin e LDK-së.
Armend, të priftë e mbara mik.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...