Rozë

Armela kapet mat, shikoni çfarë i bën trupit “perfekt” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 05 July 2017

Një nga vajzat më simpatike të Big Brother 9, Armela vazhdon të tërheqë vëmendjen edhe pas daljes nga Big Brother.

Shpeshherë ish-banorja është komentuar për format perfekte trupore të cilat shpeshherë i ekspozon edhe në Instagram. Por e vërteta nuk është kështu!

Armela është kapur mat nga faqja Vipat e Bllokut. Modelja duket se përdor photoshop në fotot e saj pasi në njërën prej tyre shihet se në përpjekje për të holluar belin, Armela ka zhdukur rripin e bluzës.

Ndryshe nga vajzat e tjera të famshme të cilat i fshinë fotot pasi demaskohen, Armela nuk e ka fshirë duke mos e vrarë mendjen se çfarë thuhet për të. Në fund të fundit e bukur mbetet, me apo pa photoshop.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera