Lajme

Me armë në brez e makinë të blinduar, vihet në pranga vlonjati

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 04 Shkurt 2018

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri në Vlorë pasi i është gjetur një pistoletë, ndërkohë që po udhëtonte me një makinë të blinduar.

Policia bën me dije se i arrestuari është identifikuar si Eros Spahiu, 26 vjeç.

Spahiu u ndalua në vendin e quajtur Ura e Viroit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK, me 14 fishekë.

-Advertisement-

Ky shtetas, në momentin e ndalimit, udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy