Armatosja e Serbisë nga Kina, ky është paralajmërimi i Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 12 April 2022
Gjermania tha më 12 prill se ka parë raportimet se Serbia ka pranuar raketa kundërajrore ruse, duke paralajmëruar se ky shtet i Ballkanit duhet të përafrojë politikën e tij të jashtme me të Bashkimit Evropian, nëse dëshiron të bëhet anëtar i bllokut.
Mediat kanë raportuar se avionët transportues të ushtrisë kineze javën e kaluar kanë transportuar në Beograd sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, sistem që është i ngjashëm me sistemin rus S-300, apo atë amerikan, Patriot.
Autoritetet në Serbi ende nuk kanë konfirmuar se kanë pranuar dërgesën me këto sisteme.
Beogradi ka paguar për raketat FK-3 dhe për dronët luftarakë kinezë CH-92A më 2019, duke e bërë Serbinë operatoren e parë të këtyre armëve kineze në Evropë.
“Si një çështje parimore, pritjet e Qeverisë federale për të gjithë kandidatët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së është se ata i bashkohen politikës përbashkët të jashtme të BE-së dhe politikës së sigurisë dhe në këtë mënyrë t’i afrohen gjithnjë e më shumë BE-së”, tha Zyra për media e Federatës së Gjermanisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur në fundjavë gjatë stërvitjeve ushtarake, pranoi se ai planifikon që të prezantojë “krenarinë e re” të ushtrisë së tij gjatë kësaj jave, por nuk dha më shumë detaje.
Serbia po balancon aspiratat e saj evropiane dhe partneritetin me NATO-n, teksa ka lidhje shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, më 11 prill, përsëriti thirrjet që Serbia t’i bashkohet BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Beogradi ka votuar kundër Rusisë tri herë në Kombet e Bashkuara, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.
“Nëse dëshironi të bëheni anëtar të BE-së, që Serbia do, është thelbësore që në momente të tilla të bashkoheni me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet që përfshihen në këtë politikë”, tha Baerbrock.
Ushtria se kryesisht ka pajisje të kohës sovjetike dhe Rusia është një prej furnizuesve më të mëdha. Beogradi po ashtu varet nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Rusia.
Perëndimi ka shprehur frikën se blerjet e armëve nga Kina dhe Rusia mund të kontribuojnë në rritjen e ndikimit të këtyre shteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të hënën, Vuçiq i tha Reuters se Serbia planifikon të blejë dhjetëra avionë luftarakë të tipit, Dassault Rafale, një lëvizje që sipas ekspertëve është sinjal se Beogradi po distancohet nga Rusia.
Ndërkaq, Kina ka investuar miliarda dollarë në Serbi, kryesisht përmes kredive të buta, investimeve në projekte infrastrukturore dhe energjetike./REL

Të tjera
-
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë
Një rast i rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku disa persona janë përleshur mes v...
-
Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
Njësitë ajrore të misionit të KFOR-it nga tri vende të ndryshme realizuan flu...
-
Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për mo...
-
Kosova nikoqire e “Defender Europe 25” nga 26 maji deri më 9 qershor
Nga 26 maji deri më 9 qershor 2025, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më...
-
Pas deklaratave për ndërkombëtarët, Kurti shkarkon zëvendësministrin Arbër Vokrri
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar sot nga...
-
Tuneli i Llogorasë rihapet nesër dhe është pa pagesë deri më 15 shtator
Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka...
-
Klinaku, Kurtit: Kur je duke humbur dhe s’e ndërron lojtarin, tifozët mund ta braktisin stadiumin
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka ironizuar me...
-
ZRRE në takim me KEK, KEDS e KESCO për hapat përfundimtarë drejt liberalizimit të tregut të energjisë
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka zhvilluar një takim për ...
-
Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE
Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit...
-
Përfundohet Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Shqipëri, ka ushtarakë edhe nga Kosova
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka thënë se ka përfunduar Kursi i Lartë i ...
-
Osmani për mërgatën në Gjenevë: Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga takimi me mërgimtarët në...
-
Alarmon Muharremi: Deficiti tregtar i Kosovës po thellohet rrezikshëm – mbi 1.9 miliardë vetëm euro për vetëm katër muaj
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar me alarm pas publikimit t...