Fokus

“Armata” e Kosovës në Berlin

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 29 April 2019

Kosova në samitin e Berlinit do të përfaqësohet nga një ‘armatë’ e tërë përfaqësuesish të institucioneve.

Rreth 20 zyrtarë shtetërorë kanë udhëtuar në kryeqytetin gjerman, për të qenë pjesë e samitit të Ballkanit Perëndimor.

Kështu i kanë thënë disa burime Gazetës inFokus, të cilët kanë konfirmuar prezencës ne zyrtarëve të shumtë në aktivitetet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeministrit Ramush Haradinaj, e ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Berlin.

-Advertisement-

Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë për inFokus se bashkë me kryeministrin kanë shkuar pesë persona.

Megjithatë, Gashi nuk ka treguar se cilët zyrtarë shtetërorë udhëtuan bashkë me Haradinajn.

Nga ana tjetër, këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka thënë për inFokus se vetëm ai ka udhëtuar bashkë me ministrin.

E të gjithë krerët shtetërorë, sikur edhe herave të kaluara në samit shkuan me aeroplanin privat të Pacollit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera