Sport

Armando Duka ka disa fjalë për Etrit Berishën, i cili po përballet me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 02 December 2020

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, gjatë ditës së mërkurë është shtruar në spital, pasi është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë, andaj edhe është transferuar në spital, aty ku po merr tretmanët e duhura.

E pas lajmeve se Berisha gjendet në spital ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter i ka uruar shërim të shpejtë portierit nga Prishtina.

-Advertisement-

“Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, ka shkruar i pari i shtëpisë së futbollit në Shqipëri.

Më poshtë keni postimin e Armando Dukës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera