Sport

Armand Duplantis thyen një tjetër rekord në kërcimin me shkop, “jashtëtokësori” fiton titullin e dytë olimpik në Paris

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 06 August 2024

Ai theu rekordin e jashtëzakonshëm botëror prej 6.25, ndërsa publiku brohoriti për të festuar suksesin e tij të shumëfishtë, sipas medias së huaj.

Vendin e dytë me medaljen e argjendtë e mori amerikani Sam Kendricks i cili arriti në 5.95, ndërsa të bronzin e fitoi greku Emmanouil Karalis me 5.90, matje e njëjtë me filipinasin Ernst Obiena por me numër më të ulët gabimesh.

Duplantis, i lindur në Lafayette, Luiziana më 10 nëntor 1999, konkurron për Suedinë edhe pse ka edhe shtetësinë e Shteteve të Bashkuara ku edhe jeton, dhe vetëm në moshën 24-vjeçare ka vendosur tashmë nëntë rekorde botërore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera