Lajme

Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes – policia jep detaje rreth vdekjes së 5 vjeçarit në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 09 April 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Vushtrrisë.

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.

Rasti është duke u heuar.

Vdes një fëmijë 5 vjeç në Vushtrri, në vendin e ngjarjes gjendet gëzhoja dhe një pistoletë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera