Lajme

Arma e vrasjes në ndërtesë të AKI’së ishte pa leje

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 04 September 2018

Arma të cilën i dyshuari V. I dyshohet se e përdori për vrasjen e viktimës I. S, në ndërtesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte pa leje.
Këtë e konfirmoi Zëvëndës prokurori, Ibrahim Berisha

“Sipas infotmatës që më ka ofruar prokurorja kujdestare arma ishte ilegale”, tha Berisha për kallxo.com

Në anën tjetër Policia ka bastisur shtëpinë e te dyshuarit për vrasjen sot në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

-Advertisement-

Raportohet se bastisja ka ndodhur sot në mesditë.

Në shtëpinë e të dyshuarit ështe gjetur një armë e cila mbahej pa leje.

Sipas prokurorit Berisha, në bazë të hetimeve, i dyshuari pritet të intervistohet brenda 24 orëve.

“Gjatë periudhes kohore qe nenkupton mbrenda 24 orve do te intervistohet dhe kallximi penal dërgohet ne prokurori për procedurë të mëtejme”, tha Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera