Lajme

Arkivi Shtetëror i Kosovës e ai i Maqedonisë së Veriut sot hapin ekspozitë për Nënën Terezë

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 17 October 2022

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, sot hapin ekspozitën “Misionarja e bamirësisë – Kujtimet e Nënë Terezës në arkivin shtetëror”.

Ekspozita është përgatitur nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të shkuarjes në amshim të Nënë Terezës.

Ekspozita do të jetë e hapur në orën 10:00 në Prishtinë, te Muzeu Kombëtar i Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera