Lajme

Arkitekti kosovar: Mënyra si janë realizu ndërtimet në Durrës, numri i të vdekurve do ta prekte 4 shifrorin

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 01 December 2019

Visar Geci, nga Shoqata e Arkitektëve të Kosovës, përmes një shkrimi në bazë të ekzaminimit që kanë bërë, ka thënë se në bazë të asaj çfarë ka parë, ai mendon se shifra e të vdekurve do ta prekte 4 shifrorin.

Madje ai ka theksuar se shumë objekte janë rrezikuar të shemben pa tërmet fare, pasi kanë qenë të pabanueshme, shkruan gazeta inFokus.

“Shtylla mbajtëse me një objekt në Durrës. Pa armaturë!
Në bazë të asaj cka kom pa si jan’ realizue ndërtimet, kisha mendu që shifrat e të vdekurve kishin me prek’ nr. 4 shifrorë…
TMERR!!!
Shumica e objekteve kan’ qen’ të pabanueshme pa u ba hic termeti! Jon rreziku të shemben nga vetvetja! Të “ndërtuara” pa asni kriter hic!
Kjo asht cmenduri! Kjo punë asht VETVRASJE KOLEKTIVE!

-Advertisement-

Sipas meje cka kom pa, mendoj që 80% e objekteve në Durrës tashme jan’ të pabanueshme ose vec jan’ shkatrrue.
Logjika: “KURSE MATERJAL, SE TA KOMPENZOJ ME JET’ NJERËZISH”
TERMETI NUK JU KA VRA! JU KA VRA PAPËRGJEGJËSIA!”, ka shkruar Geci./Gazeta inFokus/.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera