Lajme

ARKEP-i paralajmëron sanksione ndaj operatorëve që shfrytëzojnë kodet e huaja pas tetorit

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 28 September 2018

Operatorët e telefonisë mobile ende nuk e kanë përmbyllur procesin e kalimit në kodin shtetëror +383.

Autoriteti rregullativ i komunikimeve elektronike dhe postare (ARKEP) e ka shtyrë datën përfundimtare të zbatimit të këtij kodi për pesë muaj, mirëpo me gjithë këtë, ky institucion thotë se operatorët po hasin në vështirësi për t’i kryer obligimet e tyre, shkruan Koha Ditore.

Fillimisht ishte përcaktuar 1 qershori si datë kur duhet të përfundojë transferimi i plotë në kodin e ri, mirëpo në maj ARKEP-i kishte vendosur që këtë cak ta shtyjë deri më 31 tetor, pas kërkesave të dy operatorëve, Telekomit të Kosovës dhe IPKO-s.

-Advertisement-

Edhe pas kësaj, kryesuesi i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, ka thënë se probleme të tilla, operatorët janë duke hasur sërish, gjë që vënë në pikëpyetje përmbushjen e obligimeve sipas afateve të përcaktuara. E nëse ndodh një gjë e tillë, Gashi ka thënë se parashihen sanksione ndaj operatorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera