ARKEP fiton kontestin gjyqësor në vlerë 11 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 09 November 2018
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare pas një procesi të gjatë gjyqësor, sot ka pranuar aktgjykimin refuzues nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj paditësit të ndërmarrjes “Aurora Israphone”, me objekt të kontekstit kompensimi i dëmit për fitimin e humbur.
Sipas ARKEP, ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaftë i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milionë eurosh nga PTK dhe ARKEP.
“Në këtë proces ARKEP është përfaqësuar dinjëtetshëm dhe në mënyrë profesionale nga zyrtarët Rrezarta Ajeti dhe Ilir Imeri. Kështu, pas një periudhe të gjatë të shqyrtimit të kësaj lënde, në të cilin janë trajtuar një numër i konsiderueshëm i provave materiale, ARKEP ka arritur me sukses të dëshmoj dhe vërtetoj të drejtën e saj, si një Rregullator i pavarur dhe i pa anshëm ndaj të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji për Komunikimet Elektronike, ARKEP thotë se mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...