Rozë

Arjola kthehet në Tropojë me zinxhir ari ndër dhëmbë

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 29 May 2020

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për një sërë rolesh kinematografike dhe teatrale.

Ajo gjatë gjithë pandemisë ka qëndruar e izoluar me fëmijët e saj në banesën e saj në Tiranë, pa pasur mundësi të vizitojë familjarët e saj në vendlindje, në Tropojë.

Por tani me lehtësimin e masave, ajo ka gjetur kohë dhe është rikthyer në Bajram Curri, ku edhe ushtron detyrën e drejtoreshës së qendrës kulturore.

-Advertisement-

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Arjola publikoi për ndjekësit një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej e grimuar dhe me stil.

Teksa provokon pak me dekoltenë e hapur dhe një zinxhir ari ndër dhëmb, aktorja dukej edhe më atraktive në këtë imazh.

“Ka një nesër të mrekullueshme të bukur, që shkëlqen në fund të çdo dite”, ka qenë mbishkrimi i aktores në Instagram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera