Rozë

Arjola ka një peng dhe një kërkim falje për nënën e saj

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 11 January 2022

Aktorja tropojane, Arjola Demiri, emocionohet brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, teksa flet për nënën e saj, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrëmjen e djeshme gjatë kohës së darkës, disa nga banorët u bënë nostalgjik, duke i kujtuar disa momente emocionuese nga jeta e tyre.

E Arjola ishte ajo që u përlot duke u ndjerë në faj për disa veprime në raport me nënën e saj.

-Advertisement-

“Ishte shumë e re dhe e bukur, unë ika disa muaj dhe kur u ktheva e gjeta shumë të plakur. E gjitha ndodhi për fajin tim. Kam shumë nevojë t’i kërkoj falje. Nuk e kuptojmë çfarë i shkaktojmë derisa e provojmë në lëkurën tonë”, tha ajo me lot në sy.

Ariola Demiri është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”, e cila që tre muaj e njëmbëdhjetë ditë vazhdon të jetë brenda saj, po synon ta fitoj çmimin e madh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera