Rozë

Arjola Demiri zbulon a është gati për një lidhje të re dashurie: Dua që të kem një… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 04 November 2021

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila ka disa javë që ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka folur shumë rreth jetës së saj private.

Ajo nuk ka ngurruar që me banorët të ndajë edhe historinë saj ë dashurisë me ish-bashkëshortin.

Arjola ka rrëfyer para banorëve dhe publikut se ajo e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, derisa erdhi një moment që nuk ka duruar dhe pavendosur që të largohet nga shtëpia së bashku me fëmijët.

-Advertisement-

Aktorja mjaft e dashur për publikun ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhunonte fizikisht.

Por edhe pse kanë kaluar disa vite, Arjola ka zbuluar se ende po lufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve.

Përveç kësaj histori dashurie, ajo nuk ka bërë publike asnjë romancë tjetër. Por mbrëmjen e djeshme, teksa bënin lojën e sinqeritetit, Einxhel vendos që t’i bëjë këtë pyetje Arjolës: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time.

Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po”, u përgjigj aktorja e njohur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera