Rozë

Arjola Demiri publikon fotot e 16 vite më parë: Do doja të kisha të njëjtën freski (FOTOT)

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 24 October 2022

Aktorja e dashur për publikun, Arjola Demiri, është rikthyer pas në kohë dhe ka publikuar disa fotografi të saj të 16 viteve më parë.

Demiri ka treguar se ky set fotografik është realizuar në Turqi kur ajo ishte vetëm 21-vjeçe. Nga ajo periudhë aktorja ka ndryshuar shumë, pasi pothuajse nuk njihet.

Aktorja shkroi se e merr shumë mallin për “Arjolën e dikurshme dhe do donte të kishte të njëjtën energji e freski”, teksa tregoi se dy muaj pas realizimit të setit fotografik zbuloi se do bëhej nënë për herë të parë.

-Advertisement-

“Kanë kaluar 16 vite nga ky photoshooting në Turqi. Vetëm familjaret dhe disa prej miqve te mi i mbajnë mend këto foto dhe këtë Arjolën 21 vjeçare. Me merr malli shume për atë Arjolën e dikurshme sepse vitet rrjedhin lume dhe do doja te kisha te njëjtën freski dhe energji te asaj moshe, por e di qe dëshira me e madhe ka qene te jem nene, pas dy muajve nga këto foto kam zbuluar qe isha ne pritje te ëmbël me Helgen ? time te bukur edhe kur shoh foto te vjetra ndihem shume krenare për vajzën qe isha ??”, shkruan ajo.

Arjola është nënë e tre fëmijëve me ish-partnerin Ajax Boshnjaku, vajzën Helgën, djalin Rubinin dhe Alesian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera