Rozë

Arjola Demiri poston fotot me ‘burrin e ëndrrave’

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 08 August 2022

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është duke shijuar disa ditë pushime jashtë vendit. E sigurisht që në profilin e saj në “Instagram” nuk kanë munguar foto apo video të ndryshme.

Madje së fundmi ka bërë një postim që ka marrë gjithë vëmendjen. Arjola ka ndarë me mijëra ndjekësit një fotografi ku pozon krah një busti në Bodrum të Turqisë.

“Burri i ëndrrave të mia”, shkruan aktorja e njohur bashkëngjitur fotos, duke shtuar më tej se kjo është një tjetër nga shakatë e saj.

-Advertisement-

E pikërisht kjo shaka e nisur prej saj ka vijuar edhe me ndjekësit që i kanë komentuar në foto. Madje ajo ka vendosur që disave prej tyre t’u përgjigjej.

“Më mirë këtë burrë pa llafe se sa disa si papagaj”– i ka shkruar një ndjekës, të cilit Arjola i përgjigjet: “Sa mirë do ishte”.

“Çift i mrekullueshëm”- i shkruan një tjetër ndjekës Arjolës.

Kjo nuk është hera e parë që Arjola bën lëmsh ndjekësit e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë ajo publikoi në Instastory një foto ku pyeste ndjekësit: “Çfarë thonë kur ke nur?”

Me sa duket pjesa më e madhe e ndjekësve u përgjigjën se aktorja është në pritje të ëmbël ose e dashuruar. Këtë e bëri të ditur vet ëish-banorja e BBV, e cila në një video në Instastory shprehet: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera