Rozë

Arjani shpërthen në lot në Përputhen, largohet nga emisioni

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 07 November 2021

Arjani ka shpërthyer në lot.

Pas të gjithë ngjarjeve që ndodhën mbrëmjen e sotme në Për’puthen Prime, opinionisti Arjan Konomi është prekur shumë dhe ka shpërthyer në lot.

“Është tallur me mua, me produksionin, me publikun, me djemtë. Ke thënë kaq herë që je e vërteta, e vuajtura. Po moj po, je e vetmja po për shumë gjëra të tjera.

-Advertisement-

Nuk kam çfarë them. E kuptoj që janë dy njerëz të dashuruar. Kam qenë viktima. Nuk di çfarë të them. U preka dhe duke dëgjuar Hysenin. Alvisa do dhe dashurinë, dhe famën, dhe televizionin, dhe Hysenin”, tha Arjani.

Në një moment, Arjani la studion që të qetësohej dhe kur u kthye u shpreh:

“Situata është shumë e rëndë, gabimi shumë i rëndë. Më vjen keq që Hyseni ka qenë i përfshirë në këtë. Alvisa nuk ka më vend këtu.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera