Ariola Demiri (Xhbanja) rrëfen për eksperiencën e jashtëzakonshme nga kapitulli i ri i jetës së saj si aktore
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 29 August 2017
Seriali vendor “O sa mirë”, është më tepër se sa një serial që i bënë njerëzit të qeshin e të ndihen mirë.
“O sa mire”, është seriali që i bënë bashkë shqiptaret, dhe bënë që aty ta gjejmë secili nga një pjesë tonën. Është aktorja e famshme nga ky serial, Ariola Demiri e cila sjellë me vete një histori të tërë të pjesës nga ajo vjen, Tropojës!
E lindur dhe e rritur në këtë zonë, në mes të shqiptareve, Ariola arrin që me paraqitjen e saj në këtë serial të na sjellë shumë afër Tropojen, ndonëse shumë vështire e prekshme.
Fjalët që flet Ariola, e vet emri që ka zgjedhur për të luajtur rolin e saj në këtë serial, rrëmbejnë fuqishëm vajzën tropojane dhe sjellin drejt në “O sa mirë”.
Në një intervistë ekskluzive të dhëne për Infokusin, Ariola ose siç njihet tashmë me rolin e saj “Xhbanja”, vjen edhe me pranë nesh.
E mbështjellur me petkun e Xhbanës, ajo e ka shumë për zemër që tek publiku të sjellë një grua të fortë, të guximshme dhe shumë të vendosur, gjë të cilën e arrin me shumë lehtësi.
“Është një rol që profilizon një personazh të shoqërisë shqiptare kudo, dhe që lidhet me mentalitetin e trashëguar ku gruaja ka qenë e aftë të marrë përsipër detyrime dhe të barazohet me gjininë tjetër. Është një personazh që nuk shënon prapambetjen siç mund të jetë perceptuar por nxjerr në dritë disa tipare të femrës shqiptare që ja lartësojnë figurën. Femra është burim force dhe burim morali ashtu siç është dhe burim kënaqësie dhe bukurie. Xhbanja është një figurë që në serial zhvillohet me faza të ndryshme dhe egërsia e saj është shumë sipërfaqësore pasi karakteri i saj është emocional përherë në vetëmbrojtje she po ashtu solidaritet ashtu siç është në gatishmëri për të ndihmuar dhe gëzuar me të tjerët. Komikja të figura Xhbanes është në imazhin e saj dhe fjalorin që e karakterizon, veprimet që ajo mund të bëjë duke e bërë një rol të dashur për publikun dhe edhe qesharak herë pas here, në kuptimin e kundërshtive që mbart dhe vendosmërisë qe ka”, ka thënë ajo për Infokusin.
Është i njohur fakti që aktoret e mëdhenj pjesën e rolit të tyre e bartin edhe në përditshmërinë e tyre, vetëm që të dalin sa më mirë në paraqitje, e tillë është edhe Ariola.
“Aktori duhet të futet gjithmonë në lëkuren e personazhit. Aktori duhet të jetësojë dramën ose komedinë që mbart roli i tij. Sinqeriteti edhe pse është një koncept që duket i kundërt me cilësitë e një aktori është shumë i rëndësishëm. Një aktor i sinqertë në skenë në teatër ose para kamerës përcjell tek audienca emocionin dhe vërtetësinë e mesazhin që dëshiron. Aktori nuk është përherë besnik i rolit ndoshta, por dimensioni i sinqeritetit e bënë atë të pranueshëm dhe afër komunikimit me publikun. Të jesh i sinqertë në rol për mua nënkupton të jesh i ndjeshëm ta përjetosh momentin e aktrimit dhe të kontaktosh me mendjen dhe zemrën e publikut.”
Fillimi i Ariolës në “O sa mirë” hapi një perspektive të re për të, kur ajo tashmë për njerëzit është e njohur si “Xhbane”.
“E kam thënë dhe e ripërsëris që e vlerësoj dhe i jam mirënjohëse regjisorit po ashtu dhe kolegeve për dashamirësinë e shfaqur. Ne jemi si një familje dhe ekip që plotësojmë njeri tjetrin. Askush në rolet përkatëse nuk është perfekt dhe pikërisht këtu qëndron bukuria. Jemi si një zinxhir personazhesh që ushqehemi nga njeri-tjetri dhe ndërveprojmë për një qellim: te ofrojmë një platformë cilësore me humor, por që reflekton edhe realitetin social të kohës ku jetojmë. Unë tashme identifikohem me Xhbanën që ka dhi të kuqe që është e papërkulshme, dhe që flet trashë në dialektin e saj çka me gëzon dhe më bënë të buzëqesh me rolin e besuar në serial. Xhbanja mund të jetë e dashur por ndonjëherë dhe e egër megjithatë ata që arrijnë ta përcjellin në brendësi atë e kuptojnë që thellë thellë është një personazh që ka origjinalitet dhe pse jo dhe “besë” ne fjalët dhe veprimet e saj. Xhbanja është bekuar nga Zoti me bukuri dhe por është bekuar dhe me forcë për të bërë punë e situata që në mendjen tonë u takojnë ndoshta vetëm burrave. Është rol që e dua që ndoshta mund të evoluoje në të ardhmen. Njerëzit që takoj nga afër ndonjëherë habiten me Arjolen dhe duan të gjejnë te unë tiparet e Xhbanës, që për hir të së vërtetës nuk mundojnë tek unë pasi unë kam edhe kokëfortësinë edhe durim e saj, pasi nëse duhet “malet mund ti mbaj ne shpine”. Falë këtij roli, unë kam njohur njerëz te zakonshëm që me përshëndesin, që qeshin me sjelljen e Xhbanës dhe që më pëlqejnë. Unë u jam përherë mirënjohëse dhe po ashtu i vlerësoj dhe i dua.”
Me tepër se kaq, Ariola nuk simbolizon vetëm femrën tropojane, ajo ngërthen në vete femrën tipike shqiptare, nga e tërë Shqipëria.
“Në fillim Xhbanja ka provokuar reagime të ndryshme sidomos nga qyteti të cilit i përkas. Xhbanja nuk simbolizon femrën tropojane, por simbolizon tiparet e femrës së fortë që gjendet kudo në veri dhe në jug. Femra që është e pamposhtur dhe e dedikuar, që aspiron dhe që çdo situate e matë me standardin e saj të ndershmërisë korrektësisë dhe fuqisë. Në situata të vështira jetësore të gjithë kemi pak Xhbane brenda, të çdo njeri zgjohen instinktet e forcës dhe energjisë kur kjo është e vetmja zgjidhje e ngelur. Xhbanja është luftarake por është dhe e brishte kur vjen puna në raporte njerëzore. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e personazhit Xhbanja është pëlqyer dhe parë me dashamirësi dhe tolerance pasi reflekton tipare të dashura dhe të lezetshme që nuk i gjen ndoshta metë “femra e sotme” moderne. Xhbanja nuk është një pjeshke, është një motor i fuqishëm pune dhe një burrneshe e stërvitur me jetën e vështire dhe me sfidat. Sa i përket komplimenteve ai që me ka ngelur në memorien e publikut është: femër 6*6 e benzinës… një kompliment që doli natyrshëm nga transformimi Xhbanes në rol, ne një femër joshëse dhe me hir. Është një skenë që ka ngelur në mendje dhe ka shkaktuar gaz habi dhe admirim.” .
Për në fund, pas gjithë kësaj eksperience të bukur të aktores, ajo përmes fjalëve jep shumë ngrohtësi për aktoret e ri, se si ta duan profesionin e tyre.
“Duajeni profesionin për të cilin keni studiuar, duajeni dhe besojini forcës se vullnetit dhe çfarëdo vështirësish të hasni mos hiqni dorë. Jeta s’është e lehtë ashtu siç nuk është e lehtë realizimi i ëndrrave që kemi por unë kam bindje që me vullnet e punë të palodhur çdo gjë është e mundur dhe e arritshme. Njeriu pavarësisht vështirësive nuk duhet të ligështohet, të tërhiqet por të vazhdoje duke e ditur që suksesi do edhe zemër por do dhe mendje e kurajë, ka përfunduar aktroja.”/Infokusi.com
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...