Lajme

Arifi-Vuçiqit: Keni mbjellë shpresa të rrejshme, s’ka “Republika Srpska2”

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 26 May 2018

Deklarata e koordinatorit të Ekipit kosovar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Avni Arifi, se vendi ynë po humb kohë me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk janë mirëpritur nga skena politike në Serbi. “AKS-ja është vetëm një nga 10 temat tjera të pa implementuara”, ishte deklarata e Këshilltarit të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, këto fjalë kanë nxitur reagime edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili tha se Kosova s’po i përmbushë detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit.

“Duhet të mësohemi të jetojmë në standarde të dyfishta dhe nuk duhet të presim se do të jetë shumë më mirë, porse do të jetë vështirë”, është shprehur ai për mediet serbe.

-Advertisement-

Ndërsa, Arifi i është kundërpërgjigjur Vuçiqit duke i thënë se kushdo që ka mbjellë shpresën e rrejshme se AKS do të ketë çfarëdo kompetence ekzekutive, apo se do të jetë një “Republika Srbska2” duhet tash të dal dhe të tregoj se ka qenë shpresë e rrejshme.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se ekipi menagjerial për draftimin e statutit nëse është duke draftuar statutin dhe nëse nuk është duke e marrë të gatshme duhet të dijë se shërbimin më të madh që mundet të i bëj komunitetit serbë.

“… por edhe gjithë të tjerëve, është draftimini statutit që nuk bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Gjithçka tjetër pa nevojshëm u humb kohë të gjithëve”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera