Lajme

Arifi: Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 12 December 2018

Shefi i Kabinetit në zyren e Kryeministrit të Kosovës Avni Arifi, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës asnjëherë s’ka marrë veprime që cënojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike, transmeton Gazeta inFokus.

“Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë, se taksa 100% krijon krizë humanitare”, u shpreh Arifi.

Ai, më tej, tha se Kosova, nuk ka krizë.

-Advertisement-

Sipas tij, Kosova ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356.

“Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë”, përfundoi Arifi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera