Lajme

Arifi takon Escobarin, flasin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 14 September 2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në llogarinë e tij në Facebook, Arifi ka thënë se ka adresuar shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe ka kërkuar ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili sipas tij, shkel drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore, raporton Klan Kosova.

“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”, ka shkruar Arifi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera