Arifi: Takimi i radhës në Bruksel me palën serbe do të jetë më 26 shkurt
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 20 February 2018
Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka theksuar se ata me 26 shkurt do të jenë pjesë e bisedimeve palën serbe në Bruksel.
Ai këto komente i ka bërë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku ka prezantuar anëtarët e këtij ekipi, duke ftuar që të gjitha partitë politike të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë Komision.
“Ne asnjëherë nuk jemi takuar me përfaqësuesit serb në dialog. Me 26 takimin e radhës, do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura, në të cilat ka pasur ngecje. Në shumicën e marrëveshjeve del se Kosova i ka kryer obligimet, ku secila marrëveshje është me rëndësi të implementohet. Shembull është marrëveshja për tabelat e veturave, ku për shkak të procedurave të tenderit të vonuara nuk kemi mundur t’i implemtojmë. Më pas e kemi marrëveshjen për energji që është vitale, ku ne si qeveri konsiderojmë se marrëveshja e arritur duhet të implemtohet. Synojmë përmbylljen e dialogut, edhe arritjen e bazës për arritjen e marrëveshjes politike”, ka shtuar Arifi.
Ai më tutje ka theksuar se ata po synojmë me mbyll dialogun në tërësi, dhe duhet të ketë sipas tij, zbatueshmëri të plotë për secilën marrëveshje veç e veç.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka kërkuar sqarime nga Arifi në lidhje me atë se cili do të jetë qëndrimi i ekipit negociator për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjen për Drejtësi.
Arifi ka thënë se qëndrimi për Asociacionin do të jetë në linjë me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, duke e respektuar sipas tij, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila herën e kaluar kishte gjetur 22 shkelje të Kushtetutës së vendit, në tekstin e këtij mekanizmi.
“Varësisht nga vendimi i Kushtetutës, do të bëhet draftimi ose amandamentimi i propozimit të ri. Kjo Qeveri nuk e pranon Asociacionin që përmban shkelje kushtetuese”, ka shtuar ai.
Sipas tij, nuk do të ketë marrëveshje të reja në mes Prishtinës dhe Beogradit, pa u implementuar në tërësi marrëveshjet e arritura më parë.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...