Lajme

Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 26 April 2024

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hakmarrje nga Serbia pasi shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Ai ka thënë se ai është viktima e parë e hakmarrjes serbe për suskesin e Kosovës.

“Shkarkimi im ndërlidhet me ngjarjet e fundit. Në atë sukses Vuçiqi cdo herë nervozohet. Serbia nuk ka mundur ta përbijë lehtë suksesin e Kosovës në KiE dhe unë rashë si viktima e parë, sepse Vuçiqi edhe na paralajmëroi për arrestime.”, tha Arifi.

-Advertisement-

Arifi po ashtu tha se në shkarkimin e tij ka ndikuar edhe vendosja e flamurti shqiptar në Preshevë.

Arifi tha se i ka thënë Vuçiqit F*** You.

Arifi foli edhe për akuzat se i ka shërbyer Vuçiqit.

“Shkarkimi im e tregon këtë”, u shpreh ai.

Arifi e quajti shkarkimin e tij të dhunshëm dhe tha se nuk është politikan i zakonshëm.

Ai po ashtu tha se nuk do të garojë më kryetar të Preshevës.

Arifi tha se me këtë përfundon pjesëmarrja e tij në politikë.

“Do të heq dorë nga jeta aktive politike. Nuk kam lindur në politikë . Nuk më ka interesuar shumë politika por yori më ka shtyrë të merrem me poltikë. Unë me këtë e përfundoj. Nuk kam asnjë ambicie më, por që do të luftoj kundër diskriminimit do ta bëjë sepse këtë e kam mision. Do t]i shërbejë vendit tim e popullit tim”, tha ai. /ATV

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera