Arifi-BE-së: Merru me marrëveshjen për energji, le rritjen e pagave
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 21 June 2018
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur shefes së zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova për deklaratën se duhet tërhequr vendimi për rritjen e pagave.
Arifi përmes një postimi në facebook ka shkruar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave është legjitim madje ka kërkuar nga BE që të merret me impelemitmin e marrëveshjeve që i ka garantuar, shkruan GazetaFokus.
Ai ka shkruar se BE duhet të merret me marrëveshjen për energji që sipas eksperte i ka shënuar humbje Koosvës mbi 150 milionë euro.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Arifit.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim. Dhe gjithsesi kushtetues. BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro. Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim. Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjën e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlersime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor.
Mëngjesin e së enjtes, shefja e zyrës së BE-së, si dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, me ç’rast ka kërkuar që të tërhiqet një vendim i tillë,
Sipas një komunikate për media nga zyra e Apostolovës, më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje “ad hoc” të pagave për anëtarët e kabinetit, këshilltarë të caktuar, disa nënpunës të lartë civil dhe stafin mbështetës të kabinetit qeveritar./GazetaFokus
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...