Arifi nuk pret rezultate nga takimi mes Thaçit e Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 21 June 2018
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, thotë se bisedimet aktuale ndodhen në një fazë kritike për të ardhmen e vendit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Arifi thotë se nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i caktuar për të dielën ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai thotë se deklaratat e zyrtarëve serb po i hedhin siç thotë një hije të rëndë takimit.
“Edhe herën e fundit ka pasur pritje të ndryshme dhe takimi i fundit ka shkuar shumë keq faktikisht. Pritje nuk kam. Të presim çfarë po ndodh me marrëveshjen, aq më parë u habita kur me gjithë insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian se ekziston një marrëveshje për energji, është e pakuptueshme dhe e çuditshme kur presidenti i Serbisë dhe kryeministrja dalin e flasin se nuk ka marrëveshje për energji. Një lloj cinizmi i tillë i sjellë një hije të zezë apo një hije të rëndë të këtij takimi dhe i humb shpresat që do të ketë një zhvillim konstruktiv në këtë aspekt. Nuk kam pritje fare, nuk besoj që do të ketë diçka të mirë por megjithatë mirë që po takohen”, tha ai.
Partitë politike në Kosovë janë përfshirë në debate për të ardhmen e bisedimeve dhe rolin udhëheqës të tyre. Derisa presidenti Thaçi thotë se me kushtetutë dhe ligje e ka detyrim që të përfaqësojë Kosovën dhe t’u prijë bisedimeve deri në fund të këtij procesi, partitë opozitare mendojnë se është parlamenti ai që mund t’i jap mandatin udhëheqjes së bisedimeve.
Arifi thotë se është shumë me rëndësi që partitë politike në Kosovë të merren vesh për të ardhmen e bisedimeve.
“Është mirë që në nivel të shefave të grupeve parlamentare, në nivel të kryetarëve të partive të mbërrijnë te një marrëveshje sepse jo që vetëm e vështirëson por besoj që edhe dëmton procesin dhe duhet të jemi së bashku në këtë proces”, tha ai.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që të takohet të dielën në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Takimi shihet si një përpjekje për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
Por, kësaj radhe nuk do të ketë takim ndërmjet ekipeve teknike që zakonisht hapin rrugën për bisedime politike.
Arifi thotë se takimet e tilla nuk kanë kuptim pa zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, posaçërisht të asaj për energjinë.
“Zbatimi i marrëveshjes së energjisë nuk është proces, është akt, zbatimi do të filloj menjëherë vetëm me një vullnet politik në Beograd përderisa është e kotë që ne të shkojmë në Bruksel kur Serbia nuk ka vullnet politik për zbatimin e marrëveshjes. Nëse nuk ka vullnet politik të zbatimit të kësaj marrëveshjeje atëherë pse të shkojmë ne në Bruksel, pse të diskutojmë tema tjera kur është çështje thjeshtë e pastër e mungesës së vullnetit politik për një temë shumë të rëndësishme për Kosovën e cila mbyllet për dy apo tri bisedime”, tha zoti Arifi.
Arifi thotë se mospajtime të thella po ndjekin edhe çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, meqë të dyja palët po flasin koncepte të ndryshme.
“Ne e kemi dëgjuar edhe më herët nga Federica Mogherini pastaj edhe tash në Bruksel u tha haptazi se Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, do të jetë brenda për brenda kornizës kushtetuese dhe ligjeve të Kosovës. Mirëpo megjithatë Beogradi po vazhdon të pretendojë se me asociacion kanë në mendje Republika Serpska dhe sipas veprimeve të deritanishme dhe qëndrimeve politike, nuk besoj që jemi duke folur për të njëjtën marrëveshje”, tha ai.
Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Serbia kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për të mundësuar kalimin e më shumë përgjegjësive ekzekutive tek asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Arifi thotë se qëndrimi i shumicës së forcave politike në Kosovë është që nuk do të ketë ndryshime të tilla.
Të tjera
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...
-
Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake ...
-
Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrt...
-
Reuten: Jankoviq të lirohet menjëherë nga autoritet serbe, frikësimi duhet të ndalohet
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtori...
-
Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministre...