Lajme

Arifi nuk do t’i takojë Bislimin dhe Nagavcin: E injoruan Preshevën

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 05 Shtator 2022

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se nuk do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministren Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci të cilët sot do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

Ai u shpreh se nuk do të takohet me ta dhe nuk do të marrë pjesë as në drekën e punës të paralajmëruar me liderët politikë të atjeshëm, kjo për shkak se siç u shpreh ai, e kanë injoruar Preshevën

“Jo, nuk do t’i takojë për shkak të injorimit që i kanë bërë Preshevës dhe Shqiptarëve bë komunën më të madhe shqiptarë në Luginë, nuk do të marrë pjesë”, tha Arifi për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy