Arifi: Nuk bëjmë projektligj për shfuqizimin e Speciales, deputetët janë kundër
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 08 January 2018
Identifikimi me shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk po i pëlqen Kryeministrit Haradinaj. Tash që edhe shefi i PDK’së Kadri Veseli u distancua nga përpjekja për rrëzimin e saj, në Qeveri thonë se nuk e kanë ndërmend të sponsorizojnë ndonjë projektligj që do të suspendonte Dhomat e Posaçme që do të merren me gjykimin e pjesëtarëve të UCK’së.
Shkrimi i sotëm i Kadri Veselit i dha tjetër drejtim iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kreu i Kuvendit dhe kryetari i PDK’së tregoi se nuk është pro shfuqizimit të Speciales.
Të shtunën, Albin Kurti pas takimit me ambasadorët e Francës dhe të Britanisë së Madhe tha se Specialja, pas dështimit të iniciativës së deputetëve, po shfuqizohet nga Qeveria. Ndaj kësaj reagoi menjëherë Zyra e Kryeministrit e cila duke aluduar në Kurtin tha se “nuk është mirë tema të tilla të përdoren për përfitime politike”.
Gazeta Express ka kontaktuar Qeverinë e Kosovës për të pyetur rreth qëndrimit të saj, tash pasi që partneri i koalicionit, kreu i PDK’së, tha se nuk është pro iniciativës që thuhet të ketë qenë ideator bashkë me kryeministrin dhe presidentin e vendit.
Të hënën, Zyra e Kryeministrit është distancuar edhe më shumë nga kjo nismë.
Shefi i stafit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka thënë se Qeveria do të respektojë vendimin e deputetëve të Kuvendit, cilido që të jetë qëndrimi i shumicës së tyre.
“Qeveria ka respektuar nismën e deputetëve për temën në fjalë dhe respekton çdo nismë e të zgjedhurve të populli”, ka thënë Arifi. Këshilltari i Haradinajt, i pyetur nëse Qeveria është duke hartuar projektligjin për shfuqizim e Speciales, ai tregon se këtë s’mund ta bëjë ekzekutivi, kur po dihet se shumica e deputetëve janë kundër.
“Është absurde për një qeveri qe te prodhoje ligje kur paraprakisht dihet se shumica e deputeteve janë kundër”, ka përfunduar ai.
Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte dështuar dy herë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Gjatë muajit dhjetor lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë me çka e kanë pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Pas kësaj, krerët e institucioneve janë përballur me një presion të ashpër dërkombëtarë që të heqin dorë nga kjo iniciativë, e cila do të conte në izolimin e vendit.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...