Lajme

Arifi: Lufta nuk do të ndodhë, SHBA, BE dhe NATO të involvuar në çështjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 28 December 2022

Profesori i shkencave politike, analisti Dritëro Arifi tha se SHBA, BE dhe NATO janë të involvuar në çështjen e Kosovës.

Arif tha se fjalimi i Vuçiq tregoi se është pikërisht Serbia ajo që i përkrah vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës.

“Situata duhet të ç’tensionohet. Duhet të largohen barrikadat dhe duhet të krijohet një atmosferë më normale. Duhet që situata të kthehet në normalitet dhe të vazhdohet me dialogun. I gjithë presioni i perëndimorëve është vënë në anën e Serbisë që të ndikojë që të hiqen barrikadat. Me fjalimin e presidentit serb është dëshmuar se Vuçiç dhe Serbia qëndron pas gjithë kësaj që është krijuar në veri të Kosovës. Është munduar që të fitojë në terren për shkak të asaj që duan të fitojnë privilegje në dialogun mes dy vendeve. SHBA dhe BE nuk toleruan kaos në veri. Lufta është e ditur që nuk do të ndodhë. Perëndimi nuk lejon as kaosin në veri që të ndodh. SHBA, BE dhe NATO janë të involvuar në këtë projekt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera