Arifi: Kurti të mos bisedojë për reciprocitetin në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 17 August 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të enjten do të takohen në Bruksel, me ftesë të shefit të politikës së jashtme dhe diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi nuk ka pritje të mëdha nga ky takim, ndërsa thekson se Kosova atje duhet të flas vetëm për të pagjeturit dhe në asnjë mënyrë për çështjen e dy vendimeve të qeverisë që lidhen me reciprocitetin.
Sipas Arifit, Kurti duhet të insistojë për çështjen e të pagjeturve pas së cilës thotë se duhet të kalohet në dialog final.
“Për shkak të vazhdimësisë të dialogut që ka prodhuar aq shumë gjëra të parëndësishme nuk pres shumë. E vetmja pikë që ka mbetur të diskutohet në Bruksel, është për të pagjeturit dhe më nuk ka pika Kosova që duhet të kthehet. Për energjinë ne e provuam Serbia prapë nuk po dëshiron me implementu një marrëveshje që vet e ka nënshkruar, për targat nuk diskutohet me një shtet tjetër, është çështje absurditeti, dhe unë mendoj vetëm për të pagjeturit dhe kjo nuk është në vullnetin e Kosovës, kjo varet nga pala serbe jo nga Kosova. Mendoj që Kosova me të pagjeturit e mbyll dialogun, do të duhet të shkohet në dialogun final”, thotë ai.
Kurti u ka thënë gazetarëve se është i interesuar për marrëveshje e cila e ka në qendër njohjen reciproke.
Ai ka thënë se bisedimet në Bruksel nuk duhet të jenë për dialog por për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe normalizim të plotë.
Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se blloku evropian nuk u imponon zgjidhje partnerëve duke shtuar se BE-ja ndihmon palët vetëm në gjetjen e një kompromisi.
Ai në një konferencë për media ka thënë se BE ndërmjetëson dialogun për aq sa ekziston gatishmëria nga palët për të gjetur zgjidhje kompromisi. Sipas tij, përparmi i Kosovës dhe i Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian varet nga hapat që bëjnë në dialog.
Është paralajmëruar se sot shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /kp
Të tjera
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...