Arifi: Kosova nuk është republika e Albin Kurtit por e komandantit Adem Jashari
Autori: Gazeta inFokus
18:05 | 07 Qershor 2023
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një video mesazhi ka folur për zhvillimin e fundit dhe acarimin e raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-së për shkak të refuzimit të kryeministrit Kurti për të dëgjuar këshillën amerikane rreth veprimeve në veri të vendit.
Arifi thotë se është shumë i shqetësuar me deklarimet e fundit të Escobar lihdur me raportet në mes të SHBA-së dhe Kosovës. Ai thotë se askush s’ka legjitimitet moral e politik për të acaruar dhe dëmtuar miqësinë historike me Amerikën, raporton Express.
“Jam shumë i shqetësuar me deklaratat e fundit të Escobar në lidhje me partneritetin dhe bashkëpunimin e SHBA-së me Kosovën.
Askush s’ka legjitimitet moral dhe e aq më pak moral të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historikë me SHBA-në”, ka thënë Arifi.
Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit, por është Republika e Adem Jasharit dhe familjes Jashari që u flijua, gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luan Haradinajt dhe e plotë heronjve të tjerë.
“Kosova nuk është republika e Albin Kurtit por e komandantit Adem Jashari dhe flijimit të familjes së tij, të gjakut të dëshmorëve të UCK-së, luftëtarëve të UCK-së, republikë e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, IDriz Seferit, Luan Haradinajt, Xhevë Lladrovcit dhe Fehmi Lladrvocit, Ismet Jasharit, Agim Ramadanit e shokëve të tyre”, ka shtuar tutje ai.
Kreu i Preshevës thotë se Kosova është Republikë me angazhimin e palodhshëm të Ibrahim Rugovës e Ukshin Hotit, dhe se është Republikë e Drenicës, Dukagjinit dhe e çdo katrori nga Lindja në Perëndim dhe nga Jugu në Veri.
“Është Republikë me angazhimin e palodhshëm të presidentit Rugova dhe rezistencës paqësore krah Amerikës. Atdhetarit Ukshin Hoti., Republikë e Drenicës dhe Duakgjinit”, thotë tutje Arifi.
Ai thotë se Kosova është edhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e Amerikës, NATO-s dhe miqve ndërkombëtar që kanë luftuar kundër hegjemonisë serbe në Ballkan dhe kanë luftuar për të ndalur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në Kosovës.
Në fund ai thotë se i bëj thirrje “shokut Albin” që të ndaloj së dëmtuar raportet me Amerikën, raporton Express.
“Është Republikë gjithashtu edhe e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kosova është gjithashtu Republikë e Amerikës dhe NATO-së dhe miqve ndërkombëtar që kanë luftuar kundër hegjemonisë serbe në Ballkan për ta ndaluar gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë.
Prandaj i bëj thirrje shokut Albin që të ndaloj së shkaktuar dëme të thella Kosovës tonë për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar. Pra askush para Republikës së Kosovës”, përfundon Arifi.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...





























