Lajme

Arifi do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 07 February 2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se sot do të bëjë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.

“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Arifit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera