Arifi bën thirrje deri te tetovarët: Të mos përdoret uji i pijshëm për nevojat tjera (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 07 August 2017
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot e vizitoi stacionin e pastrimit nga sistemi i ri i furnizimit me ujë për Tetovën që gjendet mbi fshatin Lisec, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo theksoi se te stacioni kanë përfunduar tërësisht punët ndërtimore, është montuar teknologjia adekuate për pastrim mekanik, biokimik, si dhe laboratoria për kontroll të cilësisë së ujit.
Paralelisht është kyçur edhe energjia elektrike, ndërsa këtë fundjavë duhet të kryhen testimet adekuate të tërë sistemit pas çka, siç informoi Arifi, stacioni së bashku me tubacionin e ri do të vendosen në përdorim dhe së shpejti edhe Tetova do të marrë 200 litra ujë shtesë për konsumim në sekondë.
Kjo fazë e fundit nga projekti për furnizim me ujë kushton mbi dy milionë euro në të cilat komuna e Tetovës merr pjesë me rreth tetëqind mijë euro, ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ku shfrytëzohet kredi nga Banka Investuese Evropiane.
Sistemi i ri i ujit përveç stacionit të pastrimit e përfshin edhe tetë tubacionin prej tetë kilometrave për marrjen e ujërave të Lumit Leshnik dhe lumit Pena. Për momentin Tetova po përballet me ristriksione prej 2,5 orëve në furnizimin me ujë prej gjysmë ore pas mesnate deri në orën tre, njofton AIM.
Ajo tha se vlerësimi i sotëm i gjendjeve me punët në stacionin e pastrimit jep optimizëm se shumë shpejtë problemi që me dekada i ka munduar tetovarët si mungesë për ujë për pirje do të zgjidhet edhe atë për dekadat e ardhshme.
“Megjithatë edhe pse edhe për momentin rendimenti i burimeve malore prej diçka nën treqind litra ujë në sekondë është e mjaftueshme për furnizim normal të ujit për shkak të temperaturave të larta dhe më së shumti shfrytëzimi joracional i ujit për pirje për nevoja tjera nga qytetarët konsumi është i madh për shkak se pjesët më të larta të qytetit kohë pas kohe janë pa ujë për pirje. Apelojmë deri te qytetarët të tregojnë solidaritet dhe ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë adekuate me çka do të mundësohet të kenë qasje deri te uji për pirje”, deklaroi Arifi.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth gjendjeve me pastrimin e stacionit të mbingarkuar për mbeturina në hyrje të Tetovës te Zhito pollog, Arifi tha se me ribalancin e buxhetit shtetëror për këtë qëllim janë përcaktuar 12 milionë denarë me çka nga kjo hapësirë në ditët në vijim tërësisht do të largohet mbeturina që me vite e ndot ajrin.
Kjo hapësirë në pajtim me planin ekzistues urbanistik pas dezinfektimit dhe pastrimit të tij të thellë pastaj do të dedikohet për ndërtimin e objekteve industriale dhe atyre për jetesë. Arifi paralajmëroi se së bashku me sistemin për mbledhjen e mbeturinave dhe ndërhyrjen e re për selektimin e tyre të pjesshëm që është në ndërtim veç më nuk do të përsëritet pasqyra e stacionit të ngarkuar për një periudhë të shkurtër, sërish të bëhet deponi e madhe e paligjshme. /Telegrafi/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...