Lajme

Arifi: Absurde ndalimi i hyrjes së karateistëve të Kosovës në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 09 May 2018

Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi e ka quajtur absurd arsyetimin e Serbisë për ndalimin e karateistëve kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, shkruan Infokusi.com.

Arifi përmes një statusi në ‘facebook’ ka shkruar se arsyetimet e shtetit serb janë banale dhe ngjajnë në arsyetime cirkusantësh.

Në fund, Arifi ka thënë se sportistët kosovarë nuk do të ndalen nga regjime të tilla.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin e Arifit:

 

Për ndalimin  karateistëve kosovarë ka pasur reagime edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Mëngjesin e sotëm Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës në karate është ndaluar në Merdare për të mos u lejuar hyrja ne shteti serb. Të njëjti janë kthyer prapa ndërsa sipas Policisë serbe kjo u bë me  vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët kishin dhënë urdhër që ekspedita të mos lejohet të hyjë në Serbi.

Përfaqësueses e karatesë do të duhej të merrte pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që mbahet në Novi Sad të Serbisë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera