Lajme

Arianit Koci: Pse gjykimet nuk audio-incizohen, transparenca u pengon vetëm atyre që kanë diçka për të fshehur

Autori: Islam Morina 22:15 | 05 January 2022

Avokati i njohur kosovar Arianit Koci ka ngritur disa pyetje për mënyrën dhe transparencën e në institucione shtetërorë me theks të veçantë në polici, gjykata e prokurori.

Koci në statusin e tij në Facebook ka thënë se duhet bërë i munduar audio-incizimi i seancave gjyqësore gjë që nuk bëhet aktualisht edhe pse ka bazë ligjore për një gjë të tillë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se transparenca në polici, prokurori dhe gjykata nuk u konvenon vetëm atyre që kanë çka fshehin dhe se kjo edhe mund të jetë arsyeja që edhe pse fondet janë marrë për vite të tëra infrastruktura bazike për një gjë të tillë nuk është krijuar.

-Advertisement-

“1. Pse te ne gjykimet nuk audio incizohen, edhe pse ekziston baza ligjore? Arsyeja është e thjeshtë: dikujt nuk i konvenon që seancat gjyqësore të jenë të hapura dhe transparente.

Me audio incizim mund të evitohen:

– Keqpërdorimet eventuale nga ana e gjykatësve, prokurorëve, hetuesve, avokatëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë;

– Mospuna e personave të cekur më lartë;

– Mosdija e të njëjtëve.

Mbi të gjitha, edhe vetë procedura penale fiton për seriozitet.

Prandaj, çdo gjykatë duhet të obligohet që, tani e tutje, të gjitha seancat të audio regjjstrohen.

3. Pajisjet për audio regjistrim të seancave janë shumë të lira.

Me këtë investim mund të evitohen keqpërdorimet eventuale dhe të rritet efikasiteti.

Thënë troç: transparenca në polici, prokurori dhe gjykata, nuk u konvenojnë vetëm personave që kanë çka të fshehin.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja që, përkundër faktit që me vite të tëra janë thithur fondet për prokurori dhe gjykata, infrastruktura bazike regjistruese, nuk është krijuar.

4. Nuk e di a po ju kujtohet se sa shumë ka pasur rezistencë që në qendrat e votimit të vendosen kamerat. Pse? Për shkak se në terr dhe pa kamera, ka ndodhur ajo që është quajtur vjedhje industriale votave”, ka shkruar Koci në facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera