Lajme

Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së: Diaspora e braktisi Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 21 May 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas konferencës tri ditore të organizuar nga Germin me titullin “Diaspora Flet”.

Musliu-Shoshi ka thënë se diaspora e ka braktisur kryeministrin Albin Kurti, pasi kjo klasë qeverisëse, sipas saj, ia ka vështirësuar diasporës lidhjet me Kosovën.

Postimi i plotë i saj:

-Advertisement-

Diaspora të brakisi Albin!

“Diaspora Flet” ishte titulli i konferencës që Germin e organizoi për 3 ditë.U përfol se do të jetë konferenca më e madhe e diasporës shqiptare. Ndërsa pas kësaj konference, heshtje.

A thua pse? Sepse diaspora vërtetë foli! Ajo diasporë që me shumicë i votoi për t’i sjellë në krye të institucioneve, ka parë paaftësinë e kësaj klase qeverisëse e janë dëshpëruar totalisht nga këta. Prandaj edhe u organizua tani e jo gjatë verës kur diaspora është në Kosovë.

Diasporës, kjo klasë qeverisëse, ia ka vështirësuar lidhjet me Kosovën; i ka pamundësuar edhe shërbimet bazike, si paisja me pasaporta për shkak të paaftësisë së tyre për të siguruar material për dokumente të identifikimit, ndërkaq ligjin e shumëpërfolur për diasporë akoma nuk e kanë sjellë në Kuvend.

Ndërkohë, e kanë gojën plotë për kthimin e mërgatës. Me këtë ritëm të qeverisjes, jo kthim të mërgatës, por druaj do të ketë dyfishim të saj nga viti tjetër. Në dy vite, kjo klasë qeverisëse e ka mbytur edhe atë pak shpresë që qytetarët e këtij vendi kanë pasur, e tash një nga një, të gjithë po i braktisin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera