Rozë

Ariana Grande mezi i mban lotët ndërsa rrëfen se ka përdorur fillerë dhe botoks

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 13 September 2023

Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, ka pranuar se në të kaluarën ka përdorur fillerë dhe botoks.

Amerikania i ka bërë këto komente në një video emocionuese për Vogue, në të cilën konfirmoi gjithashtu se i kishte ndërprerë trajtimet kozmetike në vitin 2018.

Teksa xhironte një video duke bërë makijazhin, ajo pranoi se kishte pasur mbushje në buzë kur ishte më e re.

-Advertisement-

“Kisha mbushje në buzët e mia disa vite më parë dhe bëra botoks. E ndalova në vitin 2018, sepse e ndjeva se ishte e tepërt. Ndjeva sikur fshihesha pas tyre”, është shprehur këngëtarja.

Derisa e thoshte këtë, Ariana mezi i mbajti lotët duke pranuar se nuk priste të emocionohej në videon ku demonstroi grimin e saj të frymëzuar nga vitet e gjashtëdhjeta.

Megjithatë, Grande ka thënë se edhe pse e konsideron plakje shumë të bukur, nuk do ta kishte problem t’u nënshtrohej procedurave të tjera në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera