Ariana Grande u pa në xhirimet e “Wicked” për herë të parë në Londër të martën së bashku me bashkëshortin e saj Dalton Gomez.

Këngëtarja 29 vjeçe, ishte veshur thjeshtë teksa u pa duke u larguar nga seti i xhirimeve dhe duke hyrë në një veturë në pritje pas një dite xhirimesh të adaptimit të ardhshëm skenik.

Ariana do të luajë rolin e Glindas në “Good Witch”, që është adaptimi filmik i shfaqjes hit së teatrit Broadway, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Interpretuesja e shumë hiteve veshi një bluzë me qafë breshkash rozë për ditën të cilën e kombinoi me një çantë me material leshi të përshtatshme.

Ariana, e cila i kishte lidhur flokët e saj, kishte veshur edhe një fund mini të bardhë dhe të mbështjellë me një pallto kafe.

Ylli i hitit “Thank You, Next” përfundoi pamjen e saj duke vënë një maskë rozë për fytyrën teksa u largua nga xhirimet përkrah të dashurit të saj.

Dalton, 27 vjeç, ishte veshur gjithashtu thjeshtë, me një bluzë kafe dhe pantallona të zeza së bashku me një kapele.

Ariana dhe Dalton filluan për herë të parë lidhjen në janar të vitit 2020, me këngëtaren që njoftoi fejesën e tyre në dhjetor.

Ata u martuan në një ceremoni private në Montecito, Kaliforni në maj të vitit 2021, ku ajo kishte veshur një fustan të personalizuar nga Vera Wang.

Ariana thuhet se do të marrë me qira një shtëpi të madhe në Londër, ndërsa ajo është në Mbretërinë e Bashkuar duke punuar në “Wicked”.

Pretendohet se ajo do të qëndrojë në një mega rezidencë në Londrën Veriore.

Ylli i muzikës pop do të ketë fqinj si: Ricky Gervais dhe Liam Gallagher.

Një burim i tha The Sun: “Ariana po merr me qira një shtëpi mahnitëse në një nga lagjet më të kërkuara të kryeqytetit britanik”.

“Por kushdo që mendon se mund ta shohë atë nuk ka asnjë shans, pasi vendi që ajo ka gjetur është si një kështjellë”.

“Shtëpia ka hapësira private dhe është jashtë mundësive të njerëzve të tjerë, kështu që ajo do të jetë në gjendje të mos shihet nga askush”, tha burimi.

Thuhet se çmimi i marrjes me qira të pronës do të jetë ‘qindra mijëra funte’. /Telegrafi/