Lajme

Arian Dacin e kujtojnë shokët me parullë gjatë ndeshjes Milan-Inter

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 17 March 2019

Ish-zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ndërroi jetë tragjikisht muaj më parë, kur një ortek bore e mbyti në Brezovicë.

Vdekja e papritur e tij e tronditi Kosovën, e në veçanti miqtë e tij të ngushtë. Me ta kishte bërë shumë plane.

Daci dhe shokët e tij kishin planifikuar edhe të shkonin bashkë në qytetin italian të Milanos, për ta ndjekur nga stadiumi “San Siro” derbin lokal, AC Milan – Internazionale.

-Advertisement-

Ish-zëvendësministri i ndjerë ishte tifoz i Milanit, dhe kishte blerë biletë për ta mbështetur nga tribuna klubin e tij të zemrës.

Miqtë e tij të ngushtë i kanë shkuar deri në fund planit, dhe kanë zënë vendet e tyre në stadiumin milanez.

Janë kujdesur që gjithsesi ta kujtojnë Arianin – me një parullë gjigante, të cilën e kanë shpalosur teksa ndeshja e futbollit po zhvillohej.

“O shoku jonë ti me neve n’❤ gjithmonë”, thuhej në këtë parullë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera