Lajme

Argjentinë: Ish-presidentja akuzohet për tradhti

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 08 December 2017

Një gjyqtar federal në Argjentinë e ka akuzuar ish-presidenten, Cristina Fernaandez de Kirchner, për tradhti dhe ka kërkuar arrestimin e saj për dyshime se e ka fshehur involvimin e Iranit në bombardimin e një qendre të komunitetit herbe në vitin 1994, nga i cili janë vrarë së paku 85 vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Gjyqtari, Claudio Bonadio, mbrëmë ka kërkuar që Senati i Argjentinës ta tërheq imunitetin e ish-presidentes për arrestim. Ajo këtë vit është zgjedhur senatore.

Konsiderohet se sulmi me bomba në një qendër të hebrenjëve në kryeqytetin, Buenos-Ajres, ishte sulmi më mizor terrorist kundër Argjentinës.

-Advertisement-

Ish-presidentja, Cristina Fernandez de Kirchner, i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo keqbërje dhe e ka akuzuar gjyqtarin Bonadio se e ka politizuar sistemin e drejtësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera