Lajme

Argjentina kundërshton propozimin që Anglia të bëjë stërvitje me FSK-në në ishujt Falkland

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 09 December 2022

Qeveria e Argjentinës e ka kundërshtuar idenë e Mbretërisë së Bashkuar që të kryejë ushtrime ushtarake së bashku me trupat e Kosovës në ishujt Malvians (të njohur edhe si ishujt Falkland) – një territor që Argjentina e konsideron të sajin.

Ministria e Jashtme e thirri ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Buenos Aires, Kirsty Hayes, dhe refuzimi u dha nga Sekretari për Malvinat, Antarktidën dhe Atlantikun e Jugut, Guillermo Carmona, dhe nënsekretari për Politikën e Jashtme, Claudio Rozencwaig, shkruan english.almayadeen.net.

Në letrën e refuzimit shkruan se stërvitjet e synuara ushtarake përfaqësojnë një “shfaqje të pajustifikuar force”, duke shtuar se ajo bie ndesh me kërkesën e OKB-së për të gjetur një zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjen e sovranitetit territorial.

-Advertisement-

Rozencwaig theksoi se ky aktivitet shkel rezolutën 31/49 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), që i mandaton palët të shmangin marrjen e vendimeve të njëanshme në lidhje me Malvinat.

“Prania ushtarake jashtërajonale në ishuj është kategorikisht kundër vullnetit të përhershëm të Republikës së Argjentinës për të zgjidhur mosmarrëveshjen me mjete paqësore, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara”, tha Rozencwaig.

Në shkurt, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se Ishujt Falkland janë “pjesë e familjes britanike” pasi Kina mbështeti pretendimin e Argjentinës mbi ishujt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera