Argjentina kërkon Guardiolën në stol
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 05 July 2018
Pas dështimit total në Botërorin e Rusisë, Argjentina po mendon të bëjë ndryshime, sidomos në pankinë. Nga vendi amerikano-latin po qarkullojnë zëra, që do të përbënin një lajm të bujshëm nëse konfirmohen.
Federata argjentinase e Futbollit (AFA) po mendon të sjellë në stolin e skuadrës “Albiceleste” trajnerin Pep Guardiola.
Gjithnjë sipas zërave që qarkullojnë në Argjentinë, qeveria e futbollit në vendin amerikano-latin po kërkon që të ndërtojë një skuadër të denjë për të pretenduar titullin kampion në Botërorin e vitit 2022, në Katar, e Guardiola duket personi ideal për këtë detyrë, kjo edhe duke parë raportin që ai ka me Lionel Messin.
Mësohet se Federata argjentinase e Futbollit është gati t’i ofrojë trajnerit 47-vjeçar një kontrate me pagë prej 12 milionë eurosh në vit, pagesë që do të mbulohet nga rrjeti televiziv “Torneos”, që ka të drejtat e transmetimit të kombëtares argjentinase deri në vitin 2030.
Gjithsesi, ky operacion është i komplikuar, për të mos thënë i pamundur për t’u realizuar. Kjo, sepse Argjentina fillimisht duhet të zgjidhë kontratën me Sampaolin, e cila skadon në vitin 2022, ndërkohë që edhe vet Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City, të paktën për momentin.
Alternativa janë edhe Simeone e Pochettino, por edhe tek ata është vështirë të arrihet. Kështu, për momentin, emri më konkret për të marrë drejtimin e Argjentinës është Gareca, që drejtoi Perunë në Botërorin e këtij viti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...