Lajme

Argjentina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 19 January 2021

Argjentinë- Një tërmet i fortë ka lëkundur Argjentinën këtë të martë. Mësohet se lëkundja ka qenë me një magnitudë 6.6 i shkallës Rihter dhe ka goditur provincën e San Juan në Argjentinë (perëndim-veriperëndim).

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 31 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të Pokito, në 04:46 (me kohën Greke) .

Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 20 km. Sipas mediave vendase, deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera